titleToAlt
Pas suksesit të librit "Mashtruesi" Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një celebrim i fjalimeve të mëdha të historisë botërore dhe jetës kulturore Në këtë koleksion të pasur, historiani i mirënjohur Simon Sebag Montefiore na ç011 në një udhëtim nga kohët e lashta të shekullit XXI. Disa fjalime janë heroike dhe frymëzuese; disa djallëzore dhe gjakatare. Disa janë të mprehta dhe prekëse; të tjerat mizore dhe rrëqethëse. Vetë folësit variojnë nga perandoresha dhe pushtues tek yjet e rrokut, romancierët dhe sportistët, ëndërrimtarët dhe vrasësit, nga Qurfilli dhe Elizabeta I te Stalini dhe Xhengis Khani, dhe nga Mishel Obama dhe Kleopatra te Ronald Regan, Nehru dhe Muhamad Ali.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Një tren që niset nga Barcelona drejt një qyteti të vogël rrëzë Pirenejve ndalet në mes të një vendi të një hapësire të pabanuar. Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që në dukje nuk kanë të bëjnë fare me njëri - tjetrin. Por në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri - tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten...dhe nuk e dinë se ato që u kanë dhe ato që do t'u ndodhin në një të ardhme shumë të afërt varen, në një masë të madhe, nga ndokush që ndodhet në atë vagon.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Messi tashmë është kthyer në një legjendë. Ka që e krahasojnë me Mozartin, të tjerë me Pikason, por sidoqoftë, askush se vë në dyshim se Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Magjistari i Hitlerit, një murg budist në Kinën e Revolucionit Kulturor, shkencëtarë të vjetër e të rinj, Në Moskë dhe në Tiranë: "Tre rrëfimet lidhen mes tyre nga prania e një lloji të caktuar personazhi në çdonjërin prej tyre, e dikujt që mund të quhet magjistar, njeri çudibërës, njeri me aftësi mendore të mistershme për të parashikuar të ardhmen, ose që shihet si i tillë, dhe nga raporti i pushtetit të tyre me njerëz të pushtetshëm në kuptimin që i japim zakonisht fjalës pushtet. Por kjo është e vetmja lidhje e dukshme midis tre rrëfimeve që përbëjnë triptikun. Të tjera gjëra që mund të duken sikur i lidhin, sikur të çojnë nga njëri te tjetri, janë pista të rreme, shtigje të rreme. Lidhja më thelbësore është e padukshme dhe ndoshta e pathënshme."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen historinë e një divorci, nga pikëvështrimi i një fëmije, Adrianit. Ai është një djalë gjashtëvjeçar i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narra-cion spontan e plot ngjyra. Lexuesi do ta kuptojë qartazi, përtej informacionit me xixëllime shkëlqimtare që Adriani jep, luftën plot urrejtje dhe hakmarrje që ka pllakosur mes dy të rriturve. Adriani është një personazh i skalitur mjeshtërisht.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ja se çfarë mësimesh kam nxjerrë nga letërsia kiliane. Mos kërko asgjë, se asgjë nuk të japin. Mos u sëmur, se askush nuk të ndihmon. Mos kërko të hysh në ndonjë antologji, se do të ta fshehin emrin përherë. Mos lufto, se shpejt ke për t'u mundur. Mos i kthe shpinën pushtetit, se pushteti është gjithçka. Mos i kurse asnjëherë lajkat për budallenjtë, për dogmatikët, për mediokrit, nëse nuk do që të kalosh një stinë në ferr. Këtu, jeta vazhdon pak a shumë njëlloj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Me rrugëtimin e një shkrimtari drejt një destinacioni ku do të jetë dëshmitar ngjarjesh të çuditshme fillon përmbledhja e plotë e prozës së shkurtër të Antonio Munoz Molina-s... Tek Asgjë e jashtëzakonshme zbulohet një Antonio Munoz Molina zbavitës, vetëkritik dhe i pazakontë. Një humor i mprehtë kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, në të cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin më të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nëse do të përpiqeshim ta katalogonim në një gjini të përcaktuar veprën që sot po i paraqitet lexuesit shqiptar, mund të kishim ndonjë vështirësi në emërtim, gati sui generis. Pena e sigurtë, e konsoliduar, mjeshtërore e shkrimtarit, përkthyesit e estetit letrar Bashkim Shehu, na sjell kësaj radhe të konceptuar në një mënyrë moderne dhe mbase jo fort të rrahur në lëminë e letrave shqipe, një vepër që mbart të gërshetuara sa tiparet e një analize të mirëfilltë studimore të karakteristikave të komunizmit shqiptar e atij ndërkombëtar të ish-kampit socialist, por po aq edhe rrugëtimin biografik tragjik të njërës prej protagonisteve të skenës politike shqiptare të pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, Liri Belishovës. Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në qendër të tyre Belishovën si një ndër shembujt më dramatikë ku mbrojtësja dhe bija e ideologjisë komuniste, shndërrohet në viktimën e saj. Nëpërmjet një shpjegimi të argumentuar hollësishëm dhe me imtësinë e kirurgut, autori Shehu na sjell në paradë faktet e vendosjes së terrorit dhe totalitarizmit të komunistëve shqiptarë që në kohën e luftës së rezistencës, një rrugëtim i gjatë, i programuar gati në përsosmëri e që në rrënjë, i strukturuar thuajse me akribi shkencore. Arkitektët e këtij terrori na vijnë me një identikit qartësisht të Ibyrët nga autori i kësaj vepre, duke filluar nga kryearkitekti Enver Hoxha e, duke mos kursyer asnjë, as të atin e tij, Mehmet Shehun, një nga emblemat e atij pushteti e sistemi, si në të gjallë, por po aq me ikjen e tij nga kjo botë duke u shndërruar kësisoj në një legjendë permanente të mistershme. Ky qëndrim i distancuar dhe objektiv i autorit, i cili nuk është thjesht hartuesi i veprës, por tek e fundit edhe dëshmitar e vuajtës i intrigave e tragjedive të kurdisura në"oborrin e mbretit", i bën nder të jashtëzakonshëm atij, po aq sa rindërtimit të kujtesës historike të një periudhe shumë gdhendëse për fatet e shqiptarëve.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Drejtësia si paanshmëri: riformulim, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale A Theory of Justice, 1971. Rawls-i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet etike të një shteti harmonik liberal. Pas vitesh përsiatjeje, ai riparaqet konceptin e tij kontraktualist për drejtësinë, dhe, duke e vendosur idealin e kontratës sociale si një themel më të qëndrueshëm për liritë e të drejtat e qytetarëve si persona të lirë e të barabartë, synon të na pajisë me një alternative kundrejt utilitarizmit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Liria 2020
KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Liria, është një vështrim sociologjik i një prej temave të përhershme të mendimit politik. Bauman mendon se koncepti i lirisë është ndërtuar historikisht dhe jo një vlerë universale: se ka lindur në një shoqëri të caktuar (e që mund të zhduket me të) si e bashkëlidhur me individualizmin dhe kapitalizmin. Sipas Bauman-it, sot liria individuale reduktohet para së gjithash si liri e konsumatorit në zgjedhjen mes kënaqësive më të mëdha a më të vogla që ofron tregu në formën e mallit apo të shërbimit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Atdheu 2019
"Një roman thjesht i përkryer...një shembull i letërsisë së madhe." -La Vanguardia "Një tension rrëfimi që arrin të mbahet nga fillimi në fund. Një libër i jashtëzakonshëm.”-El Diario Vasco "Pa asnjë dyshim, një nga romanet më të mira të viteve të fundit." -ABC Ditën që ETA njofton se i ka lënë armët, Bitori niset për në varrezë që t'i tregojë varrit të të shoqit, Çatos, vrarë nga terroristët, se ajo ka vendosur të kthehet në fshatin ku kanë banuar. A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i shkatërroi jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? Sadoqë ajo shkon fshehurazi, prania e Bitorit e prish qetësinë e rreme të fshatit sidomos të komshijes, Mirenit, mikja e saj e ngushtë dikur dhe nëna e Joshe Marit, një terrorist i burgosur për të cilin Bitori ka dyshimet më të tmerrshme. Çfarë ndodh midis këtyre dy grave? Çfarë ka treguar jeta e bijve dhe e burrave të tyre, aq të lidhur në të ka uarën? Me sfilitjet e fshehura dhe me bindjet e palëkundshme, me plagët dhe me veprimet e guximshme, historia e fuqishme e jetëve të tyre para dhe mbas kraterit që hapi vdekja e Çatos, na thotë se, në një komunitet të shkatërruar nga fanatizmi politik, është e pamundur të harrosh dhe është e nevojshme të falësh.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vështirë t'ia kesh zili këtij njeriu zgjedhjen që ka bërë dhe frytet që ka mbledhur nga pema e dijes të së mirës dhe së keqes. Ai e di se vendin e tij e pret në të ardhmen një dozë vuajtjeje gjithnjë e më e madhe. Ballë për ballë me vetveten, e di se asnjë nga fjalët e tij nuk do të jetë me të vërtetë e vetja. "Unë jam gënjeshtar", mendon ai, dhe beson se për gënjeshtrat e tij vetëm determinizmi historik e ka përgjegjësinë. Mirëpo herë-herë e gërmon mendimi se djalli, të cilit ia shesim shpirtin, e gjen burimin e forces te vetë njerëzit dhe se determinizmi historik është një sajesë e trurit njerëzor.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Asnjehere s'e kam ditur tamam cdo te thote grua shume femerore apo burre shume burrnor, nese nuk eshte para se gjithash ai ose ajo qe dashurojme. Atehere, me premto. Me premto se brengen tende nuk do ta shnderrosh ne lehtesi, ne dredhi. Nje banese gri e qarkuar prej ferrash e rrenojash. Ah, jo! Nuk dua qe vdekja te fitoje me shume nga sa mund te marre me vete. Ti nuk do te mbyllesh me shtate pale kyçe prapa mureve te kujtimit. Nuk dua ta ndihmoj gurin. Kemi qene te lumtur dhe kjo na sjell detyrime kundrejt lumturise. Nuk di se çfare t'ju them tjeter pervec kesaj: une i dhashe gjithcka dhe tani e tere kjo me ka mbetur ne dore. Dashuria eshte e vetmja pasuri qe rritet me shkaperderdhje. Sa me shume te japim, aq me shume na mbetet. Une kam jetuar fale nje gruaje dhe nuk e di si mund te jetohet ndryshe.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
E keqja ne bote vjen pothuajse gjithmone nga padija, teksa vullneti i mire, nese nuk eshte qartepames, mund te beje po aq deme sa ligesia. Njerezit jane me" teper te mire se te ligj, po ne te vertete ceshtja nuk qendron aty. Njerezit jane me pak apo me shume te paditur dhe kjo eshte ajo qe quhet virtyt ose ves, ndersa vesi me deshperues eshte ai i padijes qe pandeh se i di te gjitha dhe atehere i jep vetes te drejten per te vrare. Shpirti i vrasesit eshte i verber dhe as miresi te vertete dhe as dashuri te bukur nuk mund te kete nese mungon e gjithe qartepamesia e mundshme.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, i uron çiftit "gjithë të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre të jetojë përherë në lumturi. Por mundësia e një fundi të tillë, copëtohet befas në një mënyrë brutale, sepse burri, Miguel Desvern, vritet në mënyrë krejt rastësore. Pak kohë më pas, papritur, kjo ngjarje tragjike po në dukje e qartë, rikthehet duke e përfshirë Marian e duke ia zbehur të gjitha siguritë, aq sa ajo arrin të pyesë veten nëse ai realitet i përgjuar së jashtmi në atë kafe nuk ishte veçse maskimi i një tjetri, i fshehtë dhe misterioz.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Mashtruesi 2014
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fimdit, melankolik, përgjatë lumit Magdalena, e përgjatë brigjeve të tij, duke vizituar sërish qytetet, duke ripërjetuar triumfet, pasi-onet dhe tradhtitë në jetën e tij. Pafiindësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdi-misht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet. I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar nga fiiqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret ("Si do të shpëtoj nga ky labirint!", thërret ai). I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Eduardo Mendoza është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë spanjoilë." - The New York Times Book Review. Një komedi e një satirë, të cilën e kanë krahasuar me shkrimet e Xhonathan Suiftit. Një jashtëtokësor zbret në tokë, më konkretisht në qytetin e Barcelonës, dhe pasi merr pamje njerëzore, vihet në kërkim të një shokut të vet që kish zbritur në tokë para tij, me të cilin kish humbur kontaktet. E ndërkohë, e gjen veten të kredhur në një realitet që e ka mjaft të vështirë ta kuptojë.. Një roman për shumë nga paradokset e kundërthëniet e realitetit njerëzor, që krahas veprave të tjera të tij, e ka bërë E.Mendozën një ndër shkrimtarët e rëndësishëm të letërsisë së sotme evropiane.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Fjalori Sociologjik i Oksfordit mbulon mbi 2.500 zëra duke filluar nga anomia te Zeitgeist-i, Althusser-i te Max Weber-i. Fjalori Sociologjik i Oksfordit kosiderohet sot si fjalori më i plotë dhe më i besueshëm në këtë fushë. I hartuar nga një ekip sociologësh me mjaft emër, nën drejtimin e Gordon Marshall-it, ky libër është konceptuar në mënyrë të tillë që t’u përgjigjet si kërkesave e nevojave të profesionistëve, ashtu edhe atyre të fi llestarëve në këtë fushë, siç janë studentët. Fjalori i Sociologjisë përmban: • Mbi 2.500 zëra. • Mbulim ndërkombëtar të termave, metodave, koncepteve kryesore të sociologjisë. • Biografi në e sociologëve më të njohur. • Shpjegimin e një numri të madh termash nga psikologjia, ekonomia, antropologjia, fi lozofi a dhe shkencat politike, të cilat lidhen me sociologjinë. • Një sistem të lehtë referimi.
Price: 3000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania