titleToAlt
Kushdo që lexon këtë libër, në fundin e tij nuk ka për të ngelur po i njëjti person. I ndodhi Tomas Mann-it gjatë kohës që po shkruante kryeveprën e tij "Mali magjik" e një gjë të tillë ai e rrëfen gjithë mallëngjim. I ndodhi Niçes, kur ishte 20-të vjeç, duke determinuar njëherë e përgjithmonë, qoftë edhe si kontrast, drejtimin e filozofimit të tij kah optimizmit. I ndodhi edhe Gëtes, ashtu siç tregon vajza e tij Ottilia, teksa e shihte babain e saj të rrinte gjithë ditën me "Botën" në dorë, e ta lexonte me një zjarrmi të atillë që ajo nuk e pat parë kurrë ndonjëherë. Diçka e tillë u ka ngjarë edhe një numri të madh njerëzish të tjerë, gjenialë ose thjesht lakmitarë për dije e të hapur ndaj një formimi fisnik. Do t'u ndodhë përsëri edhe shumë të tjerëve në të ardhmen, e të gjithë do t'i jenë mirënjohës autorit për provimin e një përvoje unike dhe fortësisht të çmuar, përfundimi i së cilës nuk mund të jetë tjetër përveçse një rigjenerim i mëndjes dhe i zemrës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë mbërrijnë tek alkolizmi. Ata kanë nevojë të ngutshme për një nxitje nga jashtë, si ajo që mund të japin qenie të ngjashme me ta. Pa këtë, shpirti i tyre nuk e mban dot peshën e vet dhe bie në një letargji shtypëse. Mund të themi se duke qenë secili një pjesëz e vogël e idesë së bashkësisë njerëzore, kemi nevojë të ndihemi të realizuar përmes kontaktit me të tjerët, në mënyrë që të kemi një vetëdije të plotë njerëzore. Ndërsa kush ndihet njeri i plotë, njeri par excellence dhe paraqitet si një unitet i pandashëm, ai zotëron në vetvete gjithë ç'është e nevojshme.
Price: 300 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania