titleToAlt
Duke vështruar prapa, unë konstatova se tërë jetën me vetëdije nuk i kisha kuptuar as veten dhe as synimet e mia. Për një kohë të gjatë më ishte dukur e mirë, ajo që për mua kishte qenë fatale, ndërkohë që tërë kohën isha sulur në krahun e kundërt të asaj, që në të vërtetë kishte qenë e duhura për mua. Por ashtu si dallga që merr me vete dhe e flak në breg notuesin pa përvojë, ashtu edhe mua fatkeqësitë e njëpasnjëshme me dhimbje më kthyen në terrenin e fortë. Vetëm kështu munda ta kaloj atë rrugë, të cilën gjithmonë kisha dashur ta përshkoja. Me shpinën e kërrusur gati për t'u thyer, m'u desh mua të nxjerr nga vitet e burgut këtë përvojë: sesi njeriu bëhet i keq apo i mirë. I dehur nga sukseset në rini, e quaja veten të pagabueshëm, prandaj edhe sillesha ashpër. Prej pushtetit të tepërt u bëra vrasës dhe dhunues. Në momentet më të këqija isha i bindur se po veproja mirë, se isha i mbrojtur me konkluzione të arsyeshme. Por në atë kashtën e kalbur të burgut, ndjeva në vetvete tronditjen e parë të së mirës. Gradualisht m'u bë e qartë se kufiri që ndan të mirën nga e keqja, nuk kalonte përmes shtetesh, as midis klasave, as midis partive, por përmes çdo zemre njerëzore dhe përmes të gjitha zemrave bashkë. Ky kufi është i lëvizshëm; ai luhatet tek ne me vite të tëra. Madje në zemrën të pushtuar nga e keqja, ajo ruan një hapësirë të vogël mirësie. Gjithashtu edhe në zemrën më të mirë, akoma ruhet një qoshe e paçrrënjosur e së keqes. Që nga ajo kohë e kuptova të vërtetën e të gjitha feve të botës: ajo lufton kundër së keqes tek njeriu (tek cilido prej nesh). Është e pamundur të çrrënjoset plotësisht e keqja nga bota, por tek cilido individ ajo mund të izolohet. Që nga ajo kohë unë kuptova mashtrimin e tërë revolucioneve në histori: ata asgjësojnë vetëm bartësit e sotëm të së keqes (por pa kuptuar nga nxitimi edhe bartësit e së mirës). Prandaj vetë të keqen, me përmasa akoma më të mëdha, e marrin me vete si trashëgim. Në atë që i bën nder shekullit XX duhet futur procesi i Nurenbergut: mirëpo vetë idenë e së keqes, e cila kishte infektuar njerëzit, ai e asgjësoi shumë pak.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Arrestimi!! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush?Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri? Gjithësia ka kaq ëndrra, sa qenie të gjalla ka në të. Secili prej nesh është qendër e gjithesisë, por bota shkërmoqet, kur ju fishkëllejnë: "Jeni i arrestuar!" .. .Por truri i errësuar është i paaftë t'i përfshijë këto ndryshime të botës; edhe më të rafinuarit, madje edhe më të thjeshtët prej nesh në atë moment, nga e tërë përvoja e jetës, nuk janë në gjendje të shqiptojnë asgjë tjetër përveç se: -Unë?? Për ? Çfare?!?.. pyetje që me miliona e miliona herë është përsëritur para nesh, por që asnjëherë nuk mori përgjigje. ... Arrestimi… është një kapërcim befasues dhe i menjëhershëm, një zhvendosje, një rishtresëzim i habitshëm nga njëra gjendje në tjetrën. Ju. Ju... jeni i arrestuar! Dhe nuk gjeni dot as edhe një fjalë për t'u përgjigjur, përveç një blegërime të mekur. - U-unë?? Për cfarë??.. Ja çfarë është arrestimi: ai ngjason me shpërthimin verbues dhe goditjen, prej të cilave e tanishmja papritur zhvendoset në të kaluarën, kurse e pamundura shndërrohet në të tanishme me të drejta të plota. ... Arrestimi tradicional... vazhdon akoma, pas shoqërimit të varfanjakut: brutalitet i paparë për disa orë me radhë në apartament. Kjo do të thotë: shkatërrim i orendive, shqyerje edhe flakje të objekteve të varura në mure; përmbysje të rafteve dhe tavolinave, grisje librash e dokumentesh, shkelje qelqurinash me cizme dhe pirgje me sende të hedhura mbi dysheme. Asgjë njerë zore nuk vihet re gjatë kohë së bastisjes.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mire. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kerkojnë llogari. Ne do të pergjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshire në rutinën e shërbimit, ku çifligaret bënin jete të shthurur dhe mungonte detyrimi. ...Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbe të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbet... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mire. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kerkojnë llogari. Ne do të pergjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshire në rutinën e shërbimit, ku çifligaret bënin jete të shthurur dhe mungonte detyrimi. ...Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbe të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbet... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ajo nuk ishte e dhënë pas paraqitjes së hijshme, pas rrobave, me të cilat zbukuroheshin shëmtirat dhe keqbërëset. E pakuptueshme, madje e braktisur edhe nga i shoqi, ishte grua që kishte varrosur gjashtë fëmijë, por jo tiparin e saj të afrimit me njerëzit. Ajo ishte e huaj për të motrat, për kunatat; e quanin qesharake, sepse me naivitet punonte për të tjerët pa interes. Para se të vdiste, nuk kishte synuar të grumbullonte pasuri. Dhia bardhoshe dhe e pistë, macja çalamane dhe fikuset... përbënin pasurinë e saj. Të tërë ne jetuam pranë saj dhe nuk e kuptuam dot se pikërisht ajo ishte shenjtorja, pa të cilën, sipas fjalës së urtë, nuk vlen fshati. As qyteti. Dhe as tërë toka jonë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Kostogllotovi kroi hundën: - Klima e atjeshme është e mrekullueshme. - Po transport a ka? - Posi jo, makinat venë e vinë rregullisht. - E ç'dua unë atje? Ajo e vështroi me bisht të syrit. Në bisedë e sipër, Kostogllotovit fytyra iu bë edhe më e butë, edhe më simpatike. - Ju, - ai mrroli ballin, si të vriste mendjen se ç'dolli të ngrinte. - Ju s'mund ta dini Zoja se në ç'pike të globit do të jeni e lumtur a fatzezë. E kush mund të thotë se e di këtë gjë për veten e tij? Nga një sëmundje e pashërueshme vdesin njerëzit dhe rrënohet vendi. Shërimi mund të ndodhë vetëm nga ndonjë mrekulli. Mbase në mos njerëzit, por të paktën vendi, mund të shërohet nga sëmundja vdekjeprurëse e frikës?
Price: 1500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania