titleToAlt
Një MANUAL i shkëlqyer e praktik për të rregulluar e zbukuruar shtëpinë tuaj. Fotografi me ngjyra, instruktim hap pas hapi, shembuj dhe modele të çmuara për një shtëpi mrekullueshme.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Mësoni si të realizoni instalime të vogla, si të rregulloni, por edhe disa nga të fshehtat e ndriçimit.nHarrojeni idenë se të bësh punë brenda në shtëpi është e bezdisshme. Nëse keni disa ditë kohë në dispozicion dhe doni ta përmirësoni pamjen e shtëpisë suaj, ndiqni këshillat në këtë libër dhe do të mësoni sesi ndërtohet një gardh, si ulet një tavan duke krijuar një trapazan, ose si rregullohen defektet e një muri.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Në fillim të viteve gjashtëdhjetë, në një pyll që rrethon një qytezë të vogël në Bavari, ku vetëm në dukje mbizotëron paqja, ndodh një dramë e llahtarshme, që mbulohet shpejt nga sekreti dhe heshtja. Pol Marloja është një adoleshent francez, që rri te një miku i tij në Gjermani. Aty njihet me Klarën, vajzën e një ish-mjeku të Vermahtit. Fëmijë të paqes, ata e kuptojnë se "krismat e luftës" përhapen në atmosferën në dukje të qetë të kohës së tyre. Luftëra që duket sikur kanë mbaruar, luftëra që ndodhin dhe që nuk janë kurrë të largëta. Por vitet kalojnë. Klara bëhet fotografe dhe Poli skulptor. Sa më shumë largohen, aq më shumë ndiejnë tërheqje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa rrugët e tyre herë bashkohen e herë ndahen. Të tjerë personazhe hyjnë në jetët e tyre: Maks Kunci, profesor i filozofisë dhe ish-ushtar në luftën e Algjerisë; Filiber Dodi, artist vetmitar, që jeton në Verkor; apo Zhana, një grua e urtë dhe shumë energjike. Roman i luftës, roman i dashurisë, meditim mbi të keqen, mbi artin dhe lumturinë." E qeshura e gogolit", është historia e të gjitha këtyre jetëve të vëna përballë dykuptimësisë dhe egërsisë së shekullit.
Price: 500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania