titleToAlt
“Ju keni në dorë mënyrën për të pasur një jetë magjike... E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante mga sa e imagjinonit kur ishit fëmijë. Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve!Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse. Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese. Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit. Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar...”-Rhonda Byrne.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër për forcën më të madhe në univers – Fuqinë për të pasur gjithçka që dëshiron. Pa Fuqinë ti nuk do të mund të kishe lindur. Pa Fuqinë nuk do të kishte asnjë qenie njerëzore në planet. Çdo zbulim, shpikje dhe krijim njerëzor mundësohet nga Fuqia. Një shëndet i mirë, një marrëdhënie e shkëlqyer, një karrierë e admirueshme, një jetë e mbushur me gëzim dhe me para, aq sa të nevojiten për të bërë e për të pasur gjithçka dëshiron, të gjitha këto mundësohen nga Fuqia. Jeta e ëndrrave të tua ka qenë gjithmonë më pranë sesa e ke menduar, pasi Fuqia për të pasur gjithçka të mirë në jetë është brenda teje. Për të krijuar dhe ndryshuar gjithçka, të duhet vetëm një gjë: FUQIA.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t'ia ndryshojë jetën kujtdo që do ta përjetojë. Në këtë libër do të mësosh si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës, me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. Sekreti përmban mençurinë e mësuesve të ditëve moderne, burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohjet e "Sekretit", ata sjellin në dritë histori mahnitëse, ku zhduken sëmundje, fitohen pasuri të mëdha, kalohen pengesa dhe arrihen gjëra që shumëkush i cilëson si të pamundshme.
Price: 1300 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania