Shtyllat e Tokës rrëfen historinë e Filipit , kryemurg i Kingsbrixhit, një murg i devotshëm dhe i shkathët, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota ; historine e Tomit , muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet ; atë të Ledi Alienës së bukur e të pakuptueshme , që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë… dhe historinë e luftës ndaj të mires dhe të keqes , që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait. Një rrëfenjë epike , magjepsëse e ambicies , e anarkisë dhe e pushtetit absolut , e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit te dymbëdhjetë , kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it.
Me këtë libër , Follet-i rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm...Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit , me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme .Duke filluar me një mister që hedh hijen e vetë , rrëfenja është një valëzim i tensionit , pasigurisë ,veprimit me ritëm të pametë ,intrigës, dhunës ,lakmisë , trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë.Nje roman që të zbavit, të meson dhe të kënaq në një shkallë të madhe .
- Publishers Weekly
Price:
1500 Lekë