Ikona e filmave të Hollivudit Evelin Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani?
Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lenë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t'i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta perdorë këtë mundësi për t'i dhënë një" shtysë përpara karrierës.
Price:
1200 Lekë