titleToAlt
Dekamerion 2020
Dekameroni - vepra më e rëndësishme, më e lexuar dhe më popullore e Giovanni Boccaccio-s, vjen për herë të parë në shqip, e plotë dhe e pacensuruar, me përkthimin autentik të Ali Hashorvës, që ia shton vlerat kësaj vepre të mrekullueshme të të gjitha kohërave. 10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës, të reflektojnë rreth kuptimit të jetës, erotizmit, dashurisë, sjellin 100 rrëfime në 10 ditë. Lexim të këndshëm!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Biografinë e librit të tij për Mari-Antuaneten, e cila u kurorëzua mbretereshë e Frances në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetes me nënën e saj. Cvajgu analizon pikërisht kiminë e shpirtit të kësaj gruaje, që nga kënaqësitë e saj intime e deri në vuajtjen e saj publike. Mari-Antuaneta kishte lindur si princeshë e Austrisë. Ajo u martua me mbretin Luigj XVI, si rrjedhojë e makinacioneve politike të familjeve monarke të asaj kohe. Mbreti Luigj XVI kishte një karakter të dobët dhe të pavendosur. Ai gjithashtu nuk mund të përmbushte detyrimet bashkëshortore, për shkak të paaftësisë së tij fiziologjike. Që të lehtesonte ankthin e saj të brendshëm, Mari-Antuaneta zgjodhi një jetesë ekstravagante dhe të trazuar, duke e kaluar kohen në lojërat e fatit dhe duke bërë shpenzime të bujshme e të pafundme, por më në fund gjithçka i doli kunder. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit të jetës, Mari-Antuaneta ndryshoi sjelljen e saj të mëparshme ekstravagante dhe të padurueshme, duke u bere këmbengulëse e guximtare dhe me një përpjekje të admirueshme për të mbrojtur dinjitetin e saj, e përqafoi vdekjen me qetësi të plotë.
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania