titleToAlt
antitezë 2019
Pak fjalë për autorin GJERGJIMIHALLARI ka lindur në 4 dhjetor 1964 në Korçë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1987. Mbas mbarirnit të studimeve u emërua me punë në qytetin e Korçës, ku vazhdon të punojë dhe jetojë edhe sot. Libra të botuar nga Gjergji Mihallari: 1.Sekret dashurie, poezi, 1993, 2.Vrasje dashurish, roman, 2000 3. Enigma dhe ëndrra, poezi, 2001 4. Hijet në parajsë, poezi, 2002 5. Unë;ti...dhe ferri... poezi, 2003 6. Dashuria e pare dhe nje tjeter pas... roman, 2005 7. Mos rresht kurrë së ëndërruari, roman, 2016 8. Përtej mjegullës, roman, 2017 9. Djaloshi që vinte nga përtej detit, roman, 2019.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Tej në horizont, ku në atë ngjyrë të kuqe flakë të qiellit konturoheshin majat e maleve, ku bashkohej toka me qiellin, një sy i stërmadhur, një lëmsh i madh dhe i kuq zjarr po këputej. Sa bukur të shohësh këtë perëndim të tillë dhe sikur të kesh mundësinë ta hedhësh mbi telajon e bardhë këtë pamje kaq mahnitëse. Pastaj ky zjarr që bie ngadalë, këto ngjyra kaq të ndezura, a nuk ia lenë vendin atij zjarri që gufon në zemrën e vajzës që ulur në karike ze dhe ëndëron atë sy që i prishi qetësinë e shpirtit të fjetur. Po këta trëndafila të kuq dhe të verdhë që zgjasin kryet drejt verandës ku qëndron vajza, përse lëshojnë këtë aromë kaq dehëse, si për të ngushëlluar vetminë pritëse të saj? Bukuroshja e fjetur u zgjua me perëndimin e diellit dhe filloi vallëzimin e saj në qiellin e larë me perla dhe gjerdanë yjesh të artë.
Price: 700 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania