titleToAlt
Një student kolegji, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Joshja ndaj një jete të çrregullt letrare, e mbron vajzën nga ndonjë vetëvrasje e mundshme, deri ditën kur ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo. Kur Sumira, e cila e shoqëron Miun në udhëtimet e saj, zhduket në një prej ishujve grekë, K. tundohet dhe i bashkohet kërkimeve dhe e gjen të zhytur në botën e rrethuar nga vizione përndjekëse dhe ogurzeza. "E dashura ime Sputnik" është një histori dashurie e kombinuar me një histori detektive, që të mbetet në mendje si një meditim i thellë mbi mungesën njerëzore.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë, por mbi të gjitha në kërkim të eshtrave të babait, vdekur në vitin 1952 në burgun e Burrelit. I tillë mund të përkufizohet libri “Brenga ime shqiptare” me autor italianin Aldo Renato Terrusi. Brenga ime, rrëfen Terrusi, është gjetja e eshtrave të babait, Xhuzepes, burgosur menjëherë pas çlirimit, kur ai ishte drejtor i bankës kombëtare të Vlorës. Libri pasqyron pikërisht kalvarin e kërkimeve disavjeçare të këtyre eshtrave, por edhe dokumente dhe dëshmi të njerëzve që kanë punuar dhe njohur nga afër babanë e tij.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia e Kenlit është një histori e dhembshurisë, e tragjedisë dhe e shpresës. Në një qytet të vogël mbushur me thesare të fshehura, vajza e re do të zbulojë njerëz që ia ndryshojnë jetën: Tomi përjetësisht i sëmurë (i cili e dashuron), plaku Maks, që i tregon se gropa e zjarrit ndonjëherë është ilaçi më i mirë, dhe deri te nervozja Leksi, që beson se jeta duhet jetuar. Vendimi që merr Kenli, do të vërë në provë lidhjen mes dy njerëzve përkundër plagës që mund t i ndajë.n Kutia prej llamarine është një roman dhembshurisht i mrekullueshëm, që tregon dëshirën e një gruaje për të shpëtuar gjithçka të dashur, ndërkohë që nderon edhe të kaluarën e saj.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libri me tregime i autores Virginia Woolf i titulluar “Njolla në mur” përmban 24 tregime interesante, të rrëfyera ne mënyrë brilante. Tek ky libër do të gjeni tregimet: Dora jonë, Njolla në mur, Kopshtet mbretërore, Sende të ngurta, Një roman i pashkruar, Shtëpi e magjepsur, E hënë a e martë, Kuarteti i harqeve, Blu dhe jeshile, Në kopshtije, Zonja Dallouej në Bond Strit, Kolegj femrash parë prej jashtë, Fustani i ri, Çaste të qenies: “Gjilpërat me kokë të Slejtërit nuk kanë majë”, Gruaja në pasqyrë, Gjuetia, Dukesha dhe argjendari, Lapini dhe Lapinova, Njeriu që donte sojin e vet, Prozhektori, Bashkë dhe ndaraz, Një përmbledhje dhe Trashëgimia.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania