Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të' Sulltan Muratit të III-të, janë ngarkuar të përgarisin librin, që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe aftësinë e miniaturës orientale për ta dhënë atë. Gjithçka është e fshehtë, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi, ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së kohës. Ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja, të panjohura dhe t'i përqaset elementëve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht atyre të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja janë të përkryera. Cilën do të zgjedhin palët? Presioni, edhe pse i fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Sakaq fillon saga e kundërshtisë së heshtur; miniaturistët vriten njëri pas tjetrit, dhe të tjerë pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën në pezulli deri në fund, bashkë me një linjë dashurie mes Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, e cila mban peshën në bartjen e këtyre simboleve në rrëfim. «Unë jam e kuqja» është një thriller mjeshtëror letrar dhe një meditim i gjatë për dashurinë dhe devotshmërinë aitistike.
Price:
1700 Lekë