titleToAlt
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundershtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës. Në këtë libër, ajo tregon se ç'do të thote të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç'sfida duhet të kalojë një grua për t'u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjërë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë. Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i papreçedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi "I" Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t'i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Hillary Rodham Clinton është e njohur për qindra milionë njerëz në mbarë rruzullin. Megjithatë, përveç miqve të ngushtë dhe familjes së saj, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm.  Historia e jetës sime është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania