titleToAlt
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e të cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze. "Saga e familjes Maia" rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kukurës dhe shpirtit portugez. Konsideruar si "Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez" nga shkrimtari nobelist Jose Saramago, "Saga e familjes Maia" është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane. “Me një stil të pasur, me një rrëfim plot pasion dhe me humor të hollë, Eça de Queiros analizon pa frikë dekadencën shoqërore të epokës dhe vendit të vet.” The New York Times “Eça de Queiros ka kapur thelbin e shtresëzimit shoqëror të familjes dhe mënyrën e ndikimit të erosit në jetën personale. Romani kristalizon mashtrimin më të madh të një shoqërie incestuoze, të një shoqërie që po shkon drejt zhbërjes.” Pubblishers Weekly
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërrtuar romani “Indeksi mesatar i lumturise “ i shkrimtarit portugez David Machado. Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç në kërkim të indetitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njepasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga kriza ekonomike. Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund të kthehet përsëri në indetitet, duke shpetuar kështu jo vetëm veten, por edhe të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"A ia vlen të jetohet një jetë pa dashuri?!" Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme. Ndërkaq, Lindës, fillon t'i rëndojë rutina dhe njëtrajtshmëria e ditëve të saj. E mundon përpjekja për t'u shtirur e lumtur kur, në të vërtetë, ndihet e plogësht dhe e pamotivuar. Çdo gjë ndryshon kur takon ish të dashurin e saj të rinisë së hershme, Jakobin. Gjatë një interviste, Jakobi, tashmë një politikan i suksesshëm, bën të zgjohet brenda saj diçka që kishte kohë pa e ndier: pasionin. Pas kësaj, ajo do të bëjë gjithçka për të fituar këtë dashuri të pamundur. Do t'i duhet të zbresë deri në fund të pusit të ndjenjave njerëzore për të gjetur përfundimisht paqe me vetveten.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kryevepër e sigurt e letërsisë braziliane, Don Kazmurro (ose Zotëria i zymtë) i shkrimtarit Machado de Assis, u botua së pari në Rio de Zhaneiro më 1899. Asokohe autori kishte shkruar disa vepra të rëndësishme, si: Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër ose Quincas Borba, por me këtë roman gjeti diçka që s e kishte arritur ende: ekuilibrin e brishtë mes rrëfimit dhe refleksionit; shijen e një letërsie të konceptuar si një vështrim të fuqishëm mbi dhimbjen. Me një ton mirëbesimi, veshur me ironi dhe melankoli të hollë, personazhi kryesor, Bento Santiago, i tregon lexuesit aventurën e jetës së vet, qysh nga adoleshenca, nga dashuria dhe xhelozia për Kapitunë, nga tradhtia e hamendësuar e saj me mikun e tij më të mirë, mbylljen e ngadaltë dhe të vazhdueshme nga bota, mbushur me fantazma dhe kujtime. Një jetë dramatike, e cila, gjithsesi, nuk e çon asnjëherë në pesimizëm të thellë. Me nota të mprehta dhe gjuhë plot aforizma, lexuesi ndjek uljengritjet e jetës së Bentinjos, një valë mendimesh që dallon zërin e pashoq të autorit të librit, perspektiva skeptike dhe banale e të cilit ushqehet nga humori cinik, thuajse anglosakson, që mbizotëron në vështrimin e zymtë të Bentos. Falë mënyrës së veçantë me të cilën është shkruar, Don Kazmurro mbetet ende sot një vepër moderne dhe gur themeli për letërsinë braziliane.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania