titleToAlt
“Ky është një vëllim i shkëlqyer mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara si demi-urg dhe lider i rendit të sotëm botëror. Autorët e tij kanë përfaqësuar, si ambasadorë, interesat e Shqipërisë në kryeqytete të rëndësishëm të botës demokratike dhe në organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe, në këtë cilësi, kanë mundur të këshillojnë qeverinë shqiptare lidhur me politikën e saj të jashtme dhe marrëdhëniet e saj me shoqërinë ndërkombëtare. Përvoja e tyre diplomatike shumë e pasur, e shoqëruar nga një përvojë akademike shumë e gjatë dhe po aq e pasur në fushën e marrëdhënieve, të institucioneve dhe të së drejtës ndërkombëtare, reflektohen më së miri në këtë vëllim. Në fakt, zor se mund të gjenden në Shqipëri dy autorë që do të mund të ofronin një analizë kaq të informuar dhe kaq brilante mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në rendin e sotëm botëror si Tarifa dhe Krisafi.” -Eva Tafili (Hyskaj)
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo! Është e pabesueshme të mendosh se si ndaj kombit shqiptar janë tjerrur pezhishka merimangash, përbindëshe, për të alambikuar "teori" të rreme dhe kriminale kundër ekzistencës së kombit shqiptar, të copëtimit prokustian të trojeve shqiptare... Substanca kryesore e librit të Krisafit lidhet me ngjarjen më tronditëse që njihet si Pakti Detar, një akt më i rëndë se pozaret diabolike të Zogut dhe dajës së tij, Esat Toptanit. Ky i ashtuquajtur Pakt i Detit, një cënim i rëndë i kufijve jugorë të Shqipërisë, u skualifikua nga Gjykata Kushtetuese dhe është një gjë epokale, një triumf i së drejtës. Mendimtari francez Paul Valery ka thënë se historia ciklon tautologjitë. Pakti Detar qe një tautologji e vonuar. Por edhe e dështuar. Dhe duhet thënë se në strukturimin e të dhënave juridike kontributi i Ksenofon Krisafit ka qënë real, substancial, ndonëse për këtë vepër ai, me modesti, i është larguar protogonizmit të bujës mediatike. Por ky libër është scripta manent.”- Moikom Zeqo.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania