Buy this product
700 Lekë

lumturia martesore ( Published by: Onufri in 2020 )

Author:  Lev Tolstoi

Nuk dihet me saktësi se kur filloi Tolstoi ta shkruajë romanin e tij të parë "Lumturia martesore", i cili u botua fillimisht në dy numra të muajit prill 1859, të periodikut "Russkij vjestnik". Ashtu si shumica e romaneve të Tolstoit, edhe kjo vepër ka karakter autobiografik. Këtu përshkruhet historia e marrëdhënieve të tij në vitet 1856-1857 me Valeria Arsenjevën, me të cilën, siç është shprehur vetë Tolstoi, ai kishte ndërmend të martohej. Romani flet për dashurinë dhe martesën e një vajze të re shtatëmbëdhjetëvjeçare, Masheckës, me Sergej Mihajlliçin, një burrë shumë më të madh në moshë, mik prej kohësh i babait të saj të ndjerë. Pas një lidhjeje romantike disi të trazuar, ata martohen bashkë dhe shpërngulen te shtëpia e Mihajlliçit. Me kalimin e kohës Masheçka zbulon se jeta martesore dhe ndjenjat e saj për burrin, janë më të ndërlikuara nga ç'kishte menduar dhe kanë të bëjnë fare pak me nocionet e saj të mëparshme e paksa naive për martesën, prandaj edhe titulli ka një ton ironik, "Lumturia martesore"

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 313 24 9
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 148
  • Book dimensions: 142 x 208 x 15 mm

More About the Author

Lev Tolstoi -

All rights reserved. © 2015 Library Albania