Ese mbi lirinë ( Published by: in 2019 )
Ese mbi lirinë, është një përmbledhje që përshkohet
sistematikisht nga një doktrinë e qartë politike për lirinë,
ani pse Lordi Acton ishte një historian me një erudicion të
thellë më shumë se një teoricien politik dhe se nuk shkroi
as edhe një vepër të vetme sistematike në mendimin politik.
Por i gjithë korpusi i shkrimeve të tij evidenton problematikat
kryesore të veprës së tij: qasja ndaj historisë, liria e besimit
dhe ajo politike, një qëndrim të ri, madje edhe kritik të një
katoliku të devotshëm për çështjet e Kishës Katolike.
Esetë e botuara në këtë vëllim i përkasin asaj periudhe të
veprimtarisë së tij, kur, siç thotë Rusell Kirk, ai ishte një
mjeshtër i esesë dhe shfaqte një gjeni rinore.
Price:
500 Lekë