Buy this product
1000 Lekë

Exit West, Dyert drejt perëndimit ( Published by: Onufri in 2019 )

Author:  Mohsin Hamid

Një roman madhështor ... që vjen në një kohë urgjente". — NPR Në një vend të paqëndrueshëm e në prag të luftës civile, dy persona të rinj në moshë takohen me njëri-tjetrin: Nadia, sensuale dhe krejt e pavarur, me Saedin e butë dhe të përmbajtur. Ata nisin një marrëdhënie romantike të fshehtë dhe shpejt përballen me një intimitet të parakohshëm nga trazirat që kanë prekur qytetin e tyre. Kur shpërthen lufta e cila ua kthen rrugët që njihnin në një mishmash pikash kontrolli dhe bombardimesh, ata fillojnë të dëgjojnë thashetheme për ca dyer që mund t'i transportojnë njerëzit shumë larg, me rrezikshmëri dhe kundrejt një pagese. Ndërsa dhuna përshkllëzohet, Nadia dhe Saedi mendojnë se nuk kanë më zgjedhje tjetër. Duke lënë pas vendin dhe jetët e tyre, ata gjejnë një derë dhe kalojnë përtej pragut.... Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t'u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat lidhen me kohën kur jetojmë dhe vlejnë përjetësisht. "Duket sikur Hamid e dinte se çfarë do t'i ndodhte Amerikës dhe botës, dhe na ka sjellë një parashikim të së ardhmes sonë ... Njëkohësisht drithërues dhe ... çuditërisht shpresëdhënës". —Ayelet Waldman, The New York Times Book Review "Prekës, i guximshëm dhe tejet njerëzor". —Entertainment Weekly, vlerësim "A"

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 313 02 7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 224
  • Book dimensions: 139 x 208 x 20 mm

More About the Author

Mohsin Hamid -

All rights reserved. © 2015 Library Albania