Buy this product
1000 Lekë

Vals në shkretëtirë ( Published by: Dituria in 2019 )


Pas romaneve "Vdekja e Narcisit", Fytyra e Djallit", "Mëria e Zanave", "Simfonia e pambaruar", dhe "Aromat e Vjeshtës" vjen "Vals në shkretëtirë" që është romani i gjashtë i Grigor Banushit dhe njëkohësisht pjesa e dytë e trilogjisë që nis me "Aromat e Vjeshtës". Në qendër të këtij romani është përsëri figura e një gazetari e shkrimtari, të cilit nuk i ndahen shqetësimnet e peripecitë, por vazhdojnë ta ndjekin këmba-këmbës. Në këtë pjesë të dytë ai tashmë nuk është pre e intrigave të vogla dhe thashethemeve, por gjendet para shantazhit e kërcënimeve dhe një rreziku serioz për jetën. "Vals në shkretëtirë" paraqet ankthet e ditës dhe makthet e natës që kaplojnë personazhin kryesor i cili herë qëndron pasiv e herë guxon të përballet me to, duke kërkuar një zgjidhje që do t'i japë fund njëherë e përgjithmonë kësaj gjendjeje. Pjesa e dytë e trilogjisë është ndërtuar në formën e thrillerit, që e merr me vete lexuesin dhe e shpie në skutat e errëta ku kanë folenë krimi dhe korrupsioni.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dituria (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 292 30 8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 350
  • Book dimensions: 140 x 208 x 31 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania