Buy this product
1500 Lekë

Gjuha e thyer,gjuha që thyen ( Published by: in 2019 )

Author:  Ardian Vehbiu

Regjimi totalitar mund të fillojë me censurën, por vetëm duke e çuar më tej - sepse nuk kërkon aq t'u imponojë qytetarëve çfarë nuk duhet thënë në publik, sa t'i stërvitë këta për ta riprodhuar veten në publik duke thënë ato që duhen thënë, pra nëpërmjet indoktrinimit. Indoktrinimi paraqitet si e kundërta e censures, sepse ka natyrë (logjikisht) pozitive; të bën të thuash gjëra të caktuara dhe, përkatësisht, të marrësh fjatën në rrethana të caktuara, të skriptuara. Individi gjuhësisht i indoktrinuar flet në publik me para fabrikate, ose me fraza të përdorura prej të tjerëve, duke e lejuar veten të flitet nga ligjërimi i tjetrit. Qytetarët të cilëve liria e fjalës veç u mohohet, okupojnë nivelet më të ulëta të hierarkisë sociale; për të bërë përpara, nuk mjafton të mos thuash atë që nuk i pëlqen pushtetit, por duhet të thuash atë që i pëtqen pushtetit. Kjo e dyta i kërkon qytetarit edhe punë ligjërimore për konstituimin e rendit publik totalitar. Puna ligjërimore është punë e mirëfilltë, që angazhon trupat dhe mendjet e folësve publikë: zërin dhe aparatin e nyjëtimit të fjalës, frymën, duart - në rastin e të shkruarit -sytë dhe veshët; vëmendjen dhe mendjen. Njerëzit komunikojnë mes tyre për të shkëmbyer informacion dhe emocion; për të riprodhuar komunitetet dhe veten si subjekt social; per t'u organizuar në punë dhe në kohën e lire. Njerëzit e indoktrinuar punojnë për të siguruar hegjemoninë e doktrinës - duke e kthyer komunikimin publik në një lloj radioje intertekstuale, ku veç rimerren dhe risillen në vëmendje blloqet e gatshme të thënieve të tjetrit

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99956-35-51-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 307
  • Book dimensions: 138 x 205 x 21 mm

More About the Author

Ardian Vehbiu -

All rights reserved. © 2015 Library Albania