Buy this product
1250 Lekë

Lehtësia e padurueshme e qenies ( Published by: Dituria in 2019 )

Author:  Milan Kundera
Translator:  Saverina Pasho

Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish - ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike. Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë. Per Milan Kundera romani nuk heton realitetin, porqenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate. Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuartë gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.

Price: 1250 Lekë
Buy this product
1250 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dituria (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-292-11-7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 302
  • Book dimensions: 140 x 207 x 25 mm

Editorial Reviews

Komente from Të ndryshëm


Një roman, madje edhe një roman nga një shkrimtar i tillë si Kundera, duhet gjykohet aspektin e artit dhe jo të peshës së tij morale, sociale ose v politike... Ajo që më ngjan e mrekullueshme është se një vepër kaq e lidhur me kohën e vet, nuk është vjetruar dhe tingëllon po aq aktuale sot. Bota, dhe sidomos ajo pjesë e botes e kemi quajtur, me një çlirëti të pahonepsshme, Europa Lindore, ka ndryshuar thellësisht që nga viti 1984, por romani i Kunderës duket po aq i rëndësishëm tani, sa edhe kur u botua pari. Sidoqoftë, rëndësia e tij nuk është asgjë në krahasim me atë ndjenjë të jetës së përjetuar, që shkrimtarët e vërtetë të përcjellin. Dhe lehtësia, në art, më shpesh të ngjan si butësi.

John Banville, The Guardian


"Romani i Kunderës na tregon se si në jetë gjithçka që zgjedhim dhe vlerësojmë si të lehtë, nuk vonon të zbulojë peshën e vet të padurueshme. Ndoshta vetëm gjallëria dhe forca e inteligjencës i shpëtojnë këtij dënimi: cilësi me të cilat shkruhet ky roman, që i përkasin një tjetër universi nga ai i jetës."

Italo Calvino

 

Brilant ... Vepër me një lojë të fortë moderniste

dhe patos të thellë."

Janet Malcolm, 

New York Review of Books

 

More About the Author

Milan Kundera -

Milan Kundera lindur më 1 prill të 1929 në Brno, Çeki është shkrimtari më i njohur i Çekisë dhe një nga shkrimtarët më të mirë të kohës. Me origjinë çeke, ai jeton që prej vitit 1975 në Francë dhe në vitin 1981 u bë një francez i naturalizuar. Ai e konsideron veten francez dhe këmbëngul që ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania