Buy this product
900 Lekë

Ti je gjuha që flet Baza të tipologjisë gjuhësore ( Published by: in 2019 )


Nëse sot, në ag të mijëvjeçarit të tretë, do të këqyrnim hartën gjeolinguistike të Tokës, do të gjendeshim ballas me një Babel gjuhësor marramendës. Njehsimet e tashme përcaktojnë në fakt se në planetin tonë fliten rreth 6.000 gjuhë. Sidoqoftë kjo shifër nuk duhet të na grishë të mendojmë se shpërndarja e gjuhëve është kryekëput e rrëmujshme. Në të vërtetë gjuhët historiko-natyrore kanë lloje të ndryshme marrëdhëniesh të ndërsjella mes tyre, pra mund të radhiten në grupime homogjene. Në thelb gjuhët mund të klasifikohen, paçka larmisë së bujshme që paraqesin. Krejt ndryshe nga sa mund të mendohej, përkatësia në të njëjtën familje gjuhësore nuk parakupton edhe njëtrajtësinë strukturore të atyre gjuhëve. Pra gjuhët e botës përveçse në bazë lidhjesh farefisnore, mund të klasifikohen edhe duke u nisur nga përkimet strukturore sistemike e pavarësisht marrëdhënieve gjenetike. Kjo qasje, ndoshta më pak e njohur për lexuesin jo specialist, bën të mundur të spikasë tipologjia gjuhësore së cilës në këtë manual kemi synimim t'ia shtjellojmë lëmin e studimit, metodën dhe objektivat.

Price: 900 Lekë
Buy this product
900 Lekë

Product Details

  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99956-35-50-3
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 166
  • Book dimensions: 141 x 207 x 14 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania