Buy this product
800 Lekë

Rite e simbole në dasmën tradicionale shqiptare ( Published by: in 2018 )


Rite e simbole në ceremonialin e dasmës tradicionale është një studim në fushën e antropologjisë seritit tradicional në ceremonialin e dasmës shqiptare. Kjo është vepra e një studiuesje të antropologjisë së ritit, që vjen nga shkenca e folkloristikës, për të shfaqur, përmes një vepre ndërdisiplinare, kompetencën e saj si etnologe e suksesshme. Riti dhe shenja, më së shumti shoqërues të njëri-tjetrit, në studimin e Albana Velianjt shihen si nyja që mundësojnë stratifikimin shkencor të kulturës së familjes me rrjedhat e saj nëpër shkallë të ndryshme të" mendimit njerëzor, që kanë një kalendar tjetër prej atij të zhvillimit historik. I takon autores Albana Velianj merita që, larg cdo droje dhe ngurtësie, për të mos thënë dhe tabuje, përmes vëmendjes ndaj ritit, kulteve dhe ceremonialit, sipas asaj gjëndjeje që ruhen në këngët lirike të dasmës, ka arritur të shndërrojë në argument shkencor çështje të tilla si miti primordial i amësisë, kulti i pjellorisë, hyjnizimi i mashkullorësisë, motivimi erotik i rishtarëve në dasmë e në familjen e re. - Ndryshe prej një tradite jo të largët që ka qenë sunduese në studimet etnologjike shqiptare, traditë që mund ta përkufizonim si shkencë me erz, si shkencë namusqare, Albana Velianj kërkon kumte më të kristalizuara brenda zhguallit gjuhësor thuajse të desakralizuar, kumte që çojnë në thelbin antropologjik të së fshehtës.

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-237-21-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 250
  • Book dimensions: 148 x 207 x 20 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania