Buy this product
850 Lekë

Pronësia intelektuale ( Published by: Botimet Morava in 2019 )

Author:  Fatos Dega

Libri “Pronësia Intelektuale”, botimi i 6 të i ripunuar, viti 2019, i Dr. Fatos DEGA, jep në mënyrë kompakte e koherente një paraqitje sistematike të njohurive themelore të nevojshme për t’u orientuar në botën e madhe të Pronësisë Intelektuale. Në të vihet në dukje roli i jashtëzakonshëm i krijimtarisë intelektuale në formimin e kapitalit intelektual në ekonominë e sotme të dijes dhe në ekonomitë industriale që shkojnë drejt saj si dhe rëndësia e madhe e mbrojtjes së kësaj krijimtarie nëpërmjet ligjeve të pronësisë intelektuale. Theksohet se krijimtaria intelektuale shprehet nëpërmjet veprave intelektuale që janë objekte abstrakte të identifikueshme dhe se të drejtat e pronësisë intelektuale zbatohen mbi krijimtarinë intelektuale në vetvete si objekt abstrakt dhe jo mbi objektet fizike, në të cilat trupëzohet/fiksohet ajo. Tregohet kujdes për shpjegimin e rëndësisë që ka njohja e formave dhe e instrumenteve ligjore që mund të përdoren për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare që i administrojnë këto instrumente dhe e mekanizmave të detyrimit të zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale sipas ligjeve të vendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Jepet spektri i gjerë i formave të mbrojtjes së objekteve të pronësisë intelektuale, si i atyre që mbrohen nga “E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me të”, ashtu edhe i atyre që mbrohen nga “Pronësia Industriale”, dy degët e mëdha të Pronësisë Intelektuale. Theksohet rëndësia që ka mbrojtja e objekteve të krijimtarisë intelektuale në sferat e industrisë, shkencës, letërsisë dhe arteve, përmes regjistrimit të tyre në bazë të ligjeve të pronësisë intelektuale si dhe shpjegohen kushtet që duhet të plotësojnë për regjistrim objektet e krijimtarisë intelektuale, si ato që mbrohen nga “E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me të” (si veprat letrare, artistike e shkencore), ashtu edhe ato që mbrohen nga “Pronësia Industriale” (si patentat për shpikje, modelet e përdorimit, markat tregtare, treguesit gjeografikë). Në këtë kuadër, qartësohet, ndër të tjera, edhe përbashkësia dhe dallimi ndërmjet shkeljes së të drejtave të autorit dhe plagjiaturës. Autori shkon deri te burimet teorike të praktikës së tanishme të mbrojtjes së krijimtarise intelektuale dhe te kritika bashkëkohore e sistemit të sotëm të pronësisë intelektuale. Libri hapet me një hyrje të shkruar nga matematikani i shquar - Prof. Aleko MINGA.

Price: 850 Lekë
Buy this product
850 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botimet Morava (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-208-59-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 180
  • Book dimensions: 145 x 197 x 10 mm

More About the Author

All rights reserved. © 2015 Library Albania