Buy this product
500 Lekë

Studime inxhinierike ( Published by: Botimet Morava in 2015 )

Author:  Fatos Dega

Në librin “Studime Inxhinierike” të Dr. Fatos DEGA, viti 2015, 336 faqe, jepet një përmbledhje e disa prej studimeve teorike dhe aplikative të kryera prej tij në vitet 1983-1996 në fushën e “Metalurgjisë Fizike dhe Përpunimit Termik” të çeliqeve të konstruksionit, siç janë: “Modelimi matematiko-informatik i procedurës së zgjedhjes së çeliqeve të konstruksionit që përdoren në gjendje të përmirësuar”, “Mbi ndikimin e temperaturës së kalitjes në shpejtueshmërinë e ftohjes dhe kalitshmërinë e detaleve prej çeliku”, “Mbi ndikimin e ndryshimeve të temperaturës së kalitjes në profilin e shpejtësisë së ftohjes së detaleve prej çeliku gjatë kalitjes indirekte”, “Plotësime në modelin e shpejtësive kritike për parashikimin e mikrostrukturës së kalitjes”, “Parashikimi i kurbave të kalitshmërisë së çeliqeve të vendit mbi bazën e klasifikimit të tyre sipas një modeli që bazohet në analizën e korrelacionit kanonik”, “Modelet matematiko – informatike bazë në paketën e programeve “MiFor” për llogaritjet e Fushës Temperaturore dhe parashikimin e Mikrostrukturës dhe Fortësisë në detalet prej çeliku pas kalitjes”. Në libër del qartë strategjia dhe ideja udhëheqëse në frontin e studimeve të kryera prej autorit: nga kërkimi dhe gjetja e lidhjeve ndërmjet faktorëve të ndryshëm që përcaktojnë vetitë konstruktive e teknologjike të çeliqeve dhe modelimi matematik i proceseve të përpunimit termik të tyre, të kalohet në zhvillimin e sistemeve të kompjuterizuara, si instrumente për zgjidhjen e një spektri të gjerë problemesh inxhinierike me interes praktik dhe simulime numerike në kërkimet aplikative në fushën e përpunimit termik. Kjo arrihet, ndër të tjera, nëpërmjet përdorimit të kombinuar e koherent të një sërë metodash matematike dhe inxhinierike bashkëkohore nga fushat e analizës së sistemeve, analizës matematike, algjebrës lineare, algoritmikës, statistikës matematike, si dhe analizës dhe metodave numerike, përfshirë metodat numerike që përdoren në zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale me derivate të pjesshme të tipit parabolik (siç është ekuacioni diferencial i termopërcjellshmërisë jostacionare) për kushte skajore jolineare etj. Në libër jepet edhe një studim në fushën e “Elementeve të Makinave”, që në kohën kur është bërë, ka qënë një çështje interesante kërkimesh intensive inxhinierike mekanike në vendet e industrializuara: “Studimi i ndryshimit të aftësisë mbajtëse të rrotave të dhëmbëzuara nga ndryshimi i parametrave të profilit bazë”. Libri është i dobishëm për specialistët në fushat e inxhinierisë së materialeve dhe metalurgjisë fizike, inxhinierisë mekanike, inxhinierisë matematike, inxhinierisë fizike etj.

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botimet Morava (2015)
  • Published in: 2015
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-169-90-7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 336
  • Book dimensions: 166 x 232 x 12 mm

More About the Author

All rights reserved. © 2015 Library Albania