Buy this product
700 Lekë

Loja, shembja e qiellit ( Published by: Toena in 2013 )

Author:  Bashkim Shehu

Mbi librin Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë, i rrethuar "nga një valle marramendëse fantazmash që e ka ndjekur gjithë jetën", siç thuhet në roman, kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë. Është miqësuar ndërkaq me një prift françeskan, bashkëvuajtës i tij, tek i cili gjen mbështetje shpirtërore. Dhe dikur, mbas burgut, vendos të shpaguhet për mikun: një shpagim pa dhunë, e megjithatë i tmerrshëm, i pamëshirshëm. A mund t'i shkojë gjer në fund asaj që ka vendosur? Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin Françeskan të Shkodrës nga Sigurimi i Shtetit.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Toena (2013)
  • Published in: 2013
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-1-881-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 232
  • Book dimensions: 130 x 200 x 15 mm

More About the Author

Bashkim Shehu -

Bashkim Shehu lindur më 1955 në Tiranë, është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinostudion Shqipëria e re. Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania