Buy this product
700 Lekë

Hija ( Published by: Onufri in 2015 )

Author:  Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.nKjo metaforë danteske nuk është pa vend, kur bëhet fjalë për brendinë e veprës, por pikësëpari edhe për fatin e saj: paraqitur në version gjysmë të koduar në vitet 1984-1986, dorëshkrimi u depozitua në një kuti bankare në Paris, sipas një urdhri dhënë botuesit për ta botuar menjëherë në rast  aksidenti që mund t i ndodhte shkrimtarit. Në njëfarë mënyre, vepra kishte kapërcyer kufirin e ferrit në vend të autorit të saj. Por romani nuk kufizohet në ndryshimet lidhur me këtë argument. Në Perëndim, tregimtari zbulon në mënyrë graduale se nuk i përket, në të vërtetë, botës së të gjallëve, se është  i ngrirë nga vdekja, mbretëria e së cilës shtrihet në Lindje. Koha e shkurtër dhe kushtet e qëndrimit, ankthi i kthimit nuk i japin ngrohjen e shpresuar: atij i duhet të niset për t u mbyllur në vendin e tij, për t u futur në arkivolin e tij, si personazhet e baladave të lashta (kujtojmë Konstandinin dhe motrën e tij Doruntinën, rreth të cilëve kjo temë bëhet gjithnjë e më e pranishme gjatë gjithë faqeve të librit).

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2015)
  • Published in: 2015
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-186-88-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 242
  • Book dimensions: 140 x 210 x 13 mm

More About the Author

Ismail Kadare - 28 January 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania