Buy this product
500 Lekë

Ura me tri harqe ( Published by: Onufri in 2015 )

Author:  Ismail Kadare

Në qendër të librit  Ura me tri harqe gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë, ekleziastiku Gjon Buzuku, që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe,  Mesharin . Ismail Kadare, murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i  shqiptarisë , e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqip-tare. Kadareja është frymëzuar nga procesverbalet e ndodhive ushtarake dhe të vrasjeve për t i dhënë mbështetje historike tekstit të vet. Por atij i shërben si bazë veçanërisht legjenda e kështjellës së Rozafës, qerthulluar rreth idesë së flijimit të bërë me qëllim përfitimi. Që ura të qëndrojë më këmbë, del se është e domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj. Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon besëtytninë e njerëzve dhe besimin e tyre te legjenda për t ia arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet,  Lundra dhe trape , armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim.

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2015)
  • Published in: 2015
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-186-98-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 152
  • Book dimensions: 140 x 210 x 12 mm

More About the Author

Ismail Kadare - 28 January 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania