Pirrua (Klasikët/tragjedi 2) ( Published by: in 2019 )
“A kemi nji dram modern Shqiptar?... Haxhiademi frymëzue prej
tragjedive Greke të vjetër na ep vepra që i lexon vetëm nji pjesë e zgjedhun. Shkruen si Ulisi, Akili, Aleksandri, Diomedi vazhdon me dram historik si: Pirrua dhe Skenderbeu.”
-Muhamet Bala, 1942
“...Por mbas vitit 1930 vehen gurët e parë të themelit të «dramaturgjis Shqiptare: Etëhem Haxhiademi shkruen - në nji kohë jo ma të gjatë se dhetë vjetësh, plot shtatë tragjedina; ndër të cilat tri me frymë mitologjike (Ulisin, Akiliv, Diomedi) e katër me përbajtje historike (Aleksandri, Pirrua, Skënderbeu, Abeli).
Me ‘Pirrua-n’ nisë periudha historike për Haxhiademin: nga miti grek ai hidhet në lamën historike e kërkon në mes sa e save të gjejë nji fytyrë o ma mirë me thanë nji person qe lidhet ngusht pak a shumë edhe me historinë tonë të vjetër.
Asht pra nji dram thellësisht psikologjik. Në tragjedinë Pirruas që ka pra një subjekt të nxjerrun nga historija kombëtare shqiptare tregohen intrigat e oborreve të mbretënve të dikurshëm t'Epirit, Neoptolemit dhe Piros, që përfundon me vrasjen tragjike të të parit.”
-Jup Kastrati, 1944
Price:
700 Lekë