KGB kundër CIA ( Published by: Onufri in 2007 )
Për askënd nuk është sekret që shërbimet e fshehta amerikane
dhe sovjetike i hapën njëri-tjetrit një luftë të pamëshirshme. Nga
ana tjetër, funksionimi i brendshëm i kundërspiunazhit mbetet një
botë e panjohur. Ndërkohë, nuk ka ngjarje të mëdha në fushën
ndërkombëtare që të mos jetë prekur nga lufta e KGB-së kundër
CIA-s.
Dy personazhe, sa të shquar, aq edhe enigmatikë, kanë luajtur
një rol vendimtar në këtë luftë hijesh:
William Harvey, Xhejms Bondi i luftës antisovjetike, i njohur
sidomos për ndërtimin e tunelit të famshëm nën Murin e Berlinit,
që synonte të spiunonte komunikimet sovjetike, hobe në operacionet antikastriste dhe hartues i madh i planeve për vrasjen e
liderit kuban.
James Angleton, "truri" i kundërspiunazhit, poet dhe intelektual maniak i agjentëve të dyfishtë - "urithëve" - që mund të
kishin depërtuar në rangi më të larta të shërbimit të fshehtë
amerikan.
Duke u nisur nga aktiviteti i këtyre dy burrave, David C. Martin-i pikturon një tablo të gjallë të spiunazhit modern. Ai zbërthen
për lexuesin mekanizmat e lojës së dyfishtë", duke nxjerrë në
pah turbullirën e këtij aparati të çuditshëm. Po aq tërheqës si
roman, ky libër është një dokument i dorës së parë që u drejtohet
burimeve më të mira dhe dëshmive të pabotuara. Kritika amerikane e ka përshëndetur si punimin më të rëndë
sishëm që është shkruar për këtë temë prej një kohe të gjatë.
Price:
800 Lekë