Buy this product
1500 Lekë

Atdheu ( Published by: Fjala Publishing in 2019 )

Translator:  Bashkim Shehu

"Një roman thjesht i përkryer...një shembull i letërsisë së madhe." -La Vanguardia "Një tension rrëfimi që arrin të mbahet nga fillimi në fund. Një libër i jashtëzakonshëm.”-El Diario Vasco "Pa asnjë dyshim, një nga romanet më të mira të viteve të fundit." -ABC Ditën që ETA njofton se i ka lënë armët, Bitori niset për në varrezë që t'i tregojë varrit të të shoqit, Çatos, vrarë nga terroristët, se ajo ka vendosur të kthehet në fshatin ku kanë banuar. A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i shkatërroi jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? Sadoqë ajo shkon fshehurazi, prania e Bitorit e prish qetësinë e rreme të fshatit sidomos të komshijes, Mirenit, mikja e saj e ngushtë dikur dhe nëna e Joshe Marit, një terrorist i burgosur për të cilin Bitori ka dyshimet më të tmerrshme. Çfarë ndodh midis këtyre dy grave? Çfarë ka treguar jeta e bijve dhe e burrave të tyre, aq të lidhur në të ka uarën? Me sfilitjet e fshehura dhe me bindjet e palëkundshme, me plagët dhe me veprimet e guximshme, historia e fuqishme e jetëve të tyre para dhe mbas kraterit që hapi vdekja e Çatos, na thotë se, në një komunitet të shkatërruar nga fanatizmi politik, është e pamundur të harrosh dhe është e nevojshme të falësh.

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Fjala Publishing (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 176 31 8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 640
  • Book dimensions: 140 x 221 x 40 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania