Buy this product
700 Lekë

Ç'është populizmi? ( Published by: in 2019 )


Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marinc Le Pen. Hugo Chavez - populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht poplizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in? Cili është dallimi i saktë mes populizmit të majtë dhe atij të djathtë? A e sjell populizmi qeverinë më afer popullit apo është kërcënim për demokracinë? Kush është "populli" dhe kush mund të flasë në emër të tij? Këto pyetje nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të ngutshme. Në këtë vëllim novator, Jan-Werner Muller argumenton se në thelbin e populizmit ekziston një refuzim i pluralizmit. Populistët pretendojnë gjithmonë se ata dhe vetëm ata përfaqësojnë popullin dhe interesat e tij. Muller gjithashtu tregon se përkundër dijes konvencionale, populistët mund të qeverisin mbi bazën e pretendimit të tyre për përfaqësim ekskluziv moral të popullit; nëse populistët kanë mjaftueshëm pushtet, do të përfundojnë duke krijuar një shtet autoritarist, që përjashton të gjithë ata që nuk konsiderohen si pjesa "e duhur" e popullit. Libri propozon një numër strategjish konkrete për mënyrën se si liberal-demokratët duhet të përballen me populistët dhe si t'i marrin parasysh deklaratat e tyre që i drejtohen ekskluzivisht "shumicës së heshtur" apo "popullit të vërtetë". Ky libër analilik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona. "Ky është një libër jashtëzakonisht inteligjent për një koncept shumë të rrëshqitshëm, por thelbësor politik. Kritika gjithëpërfshirëse e Jan Werner Muller-it ndaj populizmit do të udhëzojë dhe sfidojë të gjithë ata që përpiqen të kuptojnë rrënjët dhe natyrën e konflikteve politike që po shfaqen në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara." - MlCHAEL KAZIN, autor i The Populist Persuasion: An American History "Populizmi nuk është thjesht antiliberal apo antidemokratik - është hije e përhershme në politikën përfaqësuese. Ky është argumenti i Jan-Werner Muller-it në këtë libër brilant. Nuk ekziston udhëzues më i mirë për pasionet populiste të së tashmes." - IVAN KRASTEV, International New York Times "Askush nuk ka shkruar në mënyrë kaq intuitive dhe me baza për rënien më të fundit demokratike në Evropë sa Jan-Werner Muller-i. Këtu Muller-i përballet me kokën lart, me pyetjet më kyçe, të ngritura nga ringjallja e populizmit në rrafsh global. Si ndryshon populizmi nga Ilojet e tjera të politikës, pse është kaq i rrezikshëm dhe si mund të kapërcehet? Vizatimi i Muller-it për populizmin si hija antipluraliste dhe moraliste e demokracisë është mjeshtëror." –DANI RODRIK, Harvard University

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9951 721 67 7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 152
  • Book dimensions: 135 x 204 x 14 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania