Buy this product
900 Lekë

Një natë në Lisbonë ( Published by: Dituria in 2018 )

Translator:  Aristidh Ristani

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA. Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili prej disa ditësh ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re dhe dy bileta për në anijen që është gati për t'u nisur. Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset dhe rastësisht gjen një tjetër të arratisur, që ndërkaq ka humbur çdo shpresë të shkojë në Amerikë. Fare thjeshtë, Shvarci i propozon t'i japë pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit, me kushtin e vetëm që ai të mësojë historinë e tij. Sigurisht që i panjohuri pranon dhe lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, dhe më bukur akoma, të lexojë romanin që është pak ta quash një kryevepër. Një histori e mrekullueshme dashurie, që ka në sfond dhembjet e shpirtit njerëzor që u largohet barbarive naziste.

Price: 900 Lekë
Buy this product
900 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dituria (2018)
  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-217-98-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 322
  • Book dimensions: 140 x 207 x 27 mm

Editorial Reviews

Komente from Shtepia Botese

"Bota ka një shkrimtar të madh: Erih Maria Remark. Ai është një zejtar i padiskutueshëm i radhës së pare, një mjeshtër që mund të përdredhë e përpunojë gjuhën sipas dëshirës. Pak rëndësi ka nëse shkruan për njerëzit apo për natyrën, kurdoherë lapsi i tij është i ndjeshëm, i vendosur e i sigurt."  
   
The New York Times Book Revie                                                                                                                                                                                       "Ky është një rrëfim tronditës mbi trimërinë dhe mizorinë, guximin dhe vdekjen, në të cilin çmimi i dashurisë i kalon të gjitha masat dhe trashëgimia e së keqes është e pafundme."

The Penguin Books


"Erih Maria Remark ka shkruar disa libra të shkëlqyer për Luftën dhe ky është një nga më të mirët. Libri ka gjithçka: intrigë, dashuri, krim dhe miqësi." 

The Times

More About the Author

Erich Maria Remarque -

Erich Maria Remarque (22 qershor 1898 - 25 September 1970), ishte një romancier gjerman, i cili krijoi shumë vepra në lidhje me terrorin e luftës. Romani i tij më të njohur All Quiet on the Western Front (1928), në lidhje me ushtarët gjermanë në Luftën e Parë Botërore, është bërë në një film fitues ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania