Buy this product
1000 Lekë

Hakmerru duke dashuruar ( Published by: Fan Noli in 2019 )

Author:  Kleo Lati

Për dashurinë që vdes, flasin ata që e kanë humbur atë, por edhe ata që e jetojnë ende. Të parët flasin për diçka që ka ndodhur, kurse të dytët e bëjnë këtë gjë nga frika e humbjes së saj. Po Denisi ku bënte pjesë? Në të parën apo në të dytën? Në fakt, as në të parën dhe as në të dytën. Sepse në rastin e tij nuk mund të flitej për një dashuri që vdes, ndërkohë kur dashuria tek ai nuk kishte lindur asnjëherë. Ai kishte humbur thjesht Silvian, trupin e saj. Nuk kishte humbur as dashurinë e Silvias për të, as dashurinë e vet për Silvian. Dashuria mes tyre nuk ekzistonte jo më tani që ishin ndarë, por nuk kishte ekzistuar asnjëherë më pare. Njeriu nuk mund të humbasë diçka që nuk e ka patur. Dy njerëz kurrë nuk mund ta bëjnë një botë të tërë të ndjehet e lumtur, por kur dy njerëz janë të lumtur me njëri-tjetrin, ata mendojnë se e gjithë bota është e përfshirë në këtë lumturi. Dashuria e vërtetë nuk është si një fije bari, që sot bleron e nesër thahet. Ajo nuk është as si një lule, sado e bukur që të jetë, që sot shkëlqen e nesër vyshket. Dashuria e vërtetë është si një pemë e madhe me rrënjë të thella, të ngulura fort deri në skajet më të largëta të shpirtit dhe të trupit, atje ku nuk arrin dot asnjë ndjenjë tjetër veç dashurisë.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Fan Noli (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-291-19-6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 288
  • Book dimensions: 125 x 205 x 15 mm

More About the Author

All rights reserved. © 2015 Library Albania