Buy this product
1200 Lekë

Tri bijat e Evës ( Published by: Bota Shqiptare in 2018 )

Author:  Elif Shafak
Translator:  Taulant Hatia

I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur. Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t'ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë. Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën. Te shtëpia ku kishte banuar me dy shoqet e ngushta, Shirinën dhe Monën, te zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin dhe feminizmin. Dhe, së fundi, te skandali që i ndau. Shirina, Peria dhe Mona ishin shoqet më të pamundura. Ato ishin mëkatarja, besimtarja dhe e pavendosura.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Publisher: Bota Shqiptare (2018)
  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 464
  • Book dimensions: 135 x 205 x 25 mm

More About the Author

Elif Shafak -

Bijë diplomati, Elif Shafak, ka lindur në Strazburg të Francës më 1971. Rininë e parë e kaloi në Spanjë, para se të kthehej më pas në Turqi. Është autore e shtatë romaneve dhe vepra e saj është përkthyer në mbi njëzet gjuhë. Në Turqi, ajo ka fituar Çmimin e Letërsisë "Mavlana" dhe Çmimin e ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania