Buy this product
1250 Lekë

Loja e ëngjëllit ( Published by: Dituria in 2009 )

Author:  Carlos Ruiz Zafon
Translator:  Ledia Dushi

Në Barcelonën e muzgët të viteve ‘20, djaloshi i varfër David Martin ushqen një ëndërr sa të vjetër aq edhe universale: të bëhet shkrimtar. Kur fati befas i ofron rastin për të botuar një rrëfim të vetin, duket sikur më në fund suksesi i buzëqesh. Mirëpo pikërisht nga ky çast, jeta nis t’i nxjerrë pikëpyetje pa përgjigje, duke e ekspozuar si kurrë më parë në rreziqe të paparashikueshme dhe pasione të mëdha, krime të urryera dhe ndjenja të trazuara përgjatë rrugëve të një Barcelone herë të njohur e më shpesh të panjohur dhe shqetësuese, nga qoshet e së cilës përgjojnë vende dhe personazhe, që lexuesit e Hijes së erës kanë mësuar tashmë t’i duan. Kur Davidi vendos më në fund të pranojë propozimin e një botuesi të mistershëm - të shkruajë një vepër madhështore dhe revolucionare, e destinuar të ndryshojë fatet e njerëzimit - nuk e kupton menjëherë se pas realizimit të një vepre të tillë nuk do ta presin vetëm nderi dhe lavdia... Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafón-i kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme.

Price: 1250 Lekë
Buy this product
1250 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dituria (2009)
  • Published in: 2009
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-46-71-4
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 520
  • Book dimensions: 140 x 210 x 34 mm

More About the Author

Carlos Ruiz Zafon -

Carlos Ruiz Zafon, autor me talent absolut dhe sukses botëror, e filloi karrierën e tij më 1993 me një seri librash për fëmijë. Më 2001 botoi romanin e tij të parë për të rritur "Hija e erës", që u bë menjëherë një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra miliona kopje të shitura në dhjetëra ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania