Buy this product
700 Lekë

Përtej mjegullës… ( Published by: in 2017 )


Tej në horizont, ku në atë ngjyrë të kuqe flakë të qiellit konturoheshin majat e maleve, ku bashkohej toka me qiellin, një sy i stërmadhur, një lëmsh i madh dhe i kuq zjarr po këputej. Sa bukur të shohësh këtë perëndim të tillë dhe sikur të kesh mundësinë ta hedhësh mbi telajon e bardhë këtë pamje kaq mahnitëse. Pastaj ky zjarr që bie ngadalë, këto ngjyra kaq të ndezura, a nuk ia lenë vendin atij zjarri që gufon në zemrën e vajzës që ulur në karike ze dhe ëndëron atë sy që i prishi qetësinë e shpirtit të fjetur. Po këta trëndafila të kuq dhe të verdhë që zgjasin kryet drejt verandës ku qëndron vajza, përse lëshojnë këtë aromë kaq dehëse, si për të ngushëlluar vetminë pritëse të saj? Bukuroshja e fjetur u zgjua me perëndimin e diellit dhe filloi vallëzimin e saj në qiellin e larë me perla dhe gjerdanë yjesh të artë.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-223-78-4
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 232
  • Book dimensions: 137 x 200 x 20 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania