Letra të grave që dashurojnë tepër ( Published by: Onufri in 2005 )
Pse dashuria shndërrohet në "dashuri të tepërt" dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm ose të papranueshëm nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë që "ai" të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të mësuari me gjendjen.
“Letra të grave që dashurojnë tepër”, një bestseller që ka arritur rekordin prej 5 milionë kopjesh të shitura, jep një varg rastesh, në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilante shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk përshtaten dhe i harxhojnë kot energjitë e tyre për t'i ndryshuar ata. Robin Norwood, me simpati dhe me kompetencë profesionale absolute, tregon një itinerar të mundshëm drejt ndërgjegjësimit të vetvetes dhe drejt barazpeshimit të ndjenjave.
Price:
700 Lekë