Buy this product
1500 Lekë

Fëmijët e mesnatës ( Published by: Dudaj in 2015 )

Author:  Salman Rushdie
Translator:  Ardian Klosi

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie. Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut. Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë  fëmijët e mesnatës , fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale."Fëmijët e Mesnatës"dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë. Fëmijët e mesnatës është fitues i çmimeve  Booker Prize ,  English Speaking Union Literary Award dhe  James Tait Prize , në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin  The Best of the Booker , në 1993 dhe 2008. Kanë shkruar për këtë libër: I jashtëzakonshëm...,një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi.-The New York Review of Booksnn Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit...Me "Fëmijët e mesnatës" duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet.-The New York Times Me Salman Rushdie, India ka nxjerrë një romancier vezullues,një shkrimtar me burime mahnitëse imagjinatave dhe intelektuale, një mjeshtër të tregimtarisë së pafundme.-The New Yorkernn Një epos i mrekullueshëm...proza e Rushdie-ut hidhet befas sa para, mbrapa, . . . duke ndaluar në pamje, panorama dhe personazhe me një prani të paharrueshme. Larmia e këtyre personazheve është po aq e pasur sa edhe vetë India.-Newsweeknn E mbushur me jetë, me energji dhe fantazi...Rushdie është shkrimtar me guxim, fuqi mbresëlënëse dhe stil brilant.-The Washington Post Book Worldnn Emocion i pastër një shkëndijë energjie e papërmbajtur, shumë e këndshme, satirike, me stil të mençur tregimi. -Chicago Sun-Times

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dudaj (2015)
  • Published in: 2015
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-0-408-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 692
  • Book dimensions: 140 x 220 x 0 mm

More About the Author

Salman Rushdie -

All rights reserved. © 2015 Library Albania