Pa mëri ( Published by: Botime Pegi in 2013 )
Libri më i ri publicistik i përkthyesit, shkrimtarit dhe publicistit Amik Kasoruho, “Pa mëri” (publicistika e jetës sime)”, përmbledh shkrime dhe intervista të autorit të dhëna gazetarëve të ndryshëm shqiptarë. Libri ka strukturë të ndërtuar vetëm përmes shkrimeve, letrave dhe intervistave. Vlera e këtij libri është se një përkthyes i ri mundet të gjejë këshilla të thjeshta dhe të mençuna për të ardhmen e tij, një gazetar i ri mundet të mësojë si të eksplorojë në botën e një njeriu që për shkak të jetës, rrethanave, punës dhe vullnetit ka krijuar një profil të veçantë dhe të tejmbushur me tituj librash të përkthyer, libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj.
Komente editoriale
Redaktori i këtij libri, Alfred Lela, për autorin thotë se, si i tillë me dhimbjen, por i papërkulur, me moshën, por i paplakur, Amik Kasoruho na dëshmon me anë letrash dhe gjestesh se ai është “Nji njeri i letrave dhe një gentëllmen”.
Price:
1000 Lekë