Buy this product
800 Lekë

Nelson Mandela ( Published by: Botime Pegi in 2013 )

Author:  Grup autorësh
Translator:  Anxhela çikopano

Ky portret me foto dhe fjalë na shpalos jetën dhe kurajën e pamasë të një individi të jashtëzakonshëm, jeta e të cilit ka aftësinë të na frymëzojë, të na prekë e të na motivojë. Me një format tërheqës dhe të thjeshtë, ky libër ka për qëllim të na prezantojë Nelson Mandelën, nëpërmjet fjalëve të tij të mençura, imazheve goditëse të jetës dhe sendeve të tij personale, si edhe opinioneve të shumë të tjerëve, të marra nga burime të palexuara më parë. I nderuar nga gjithë bota për guximin e jashtëzakonshëm dhe forcën e tij morale, Nelson Mandela konsiderohet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij ndikoi më shumë se çdokush tjetër në fitoren e idealeve të lirisë, të barazisë dhe të demokracisë në mbarë botën. “Jeta e Nelson Mandela-s është historia e njeriut që i bëri ballë cinizmit dhe dëshpërimit që aq shpesh mundojnë botën. Nga një i burgosur u bë njeri i lirë; nga një figurë luftëtare u bë një zë i apasionuar për pajtimin; nga udhëheqësi i një partie u bë presidenti i një vendi të tërë dhe i hapi rrugën demokracisë dhe zhvillimit. Ai ka bërë aq shumë për të ndryshuar vendin e tij, edhe botën, sa është e vështirë ta përfytyrosh historinë e këtyre dekadave të fundit pa të.” - Barack Obama

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botime Pegi (2013)
  • Published in: 2013
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-4197-2-9
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 139
  • Book dimensions: 195 x 236 x 9 mm

More About the Author

Grup autorësh -

All rights reserved. © 2015 Library Albania