Buy this product
800 Lekë

Të besosh në mrekulli ( Published by: Bota Shqiptare in 2006 )

Author:  Nicholas Sparks
Translator:  Ilirjan Isaraj

Xheremi Marsh është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e etikës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar. Kur mori një letër nga qyteti i vogël i Bon Kreut, në Karolinën e Veriut, rreth dritave misterioze që shfaqen në një varrezë për të cilën tregohen shumë legjenda, nuk mundi t'i rezistonte mundësisë për të shkuar dhe për të hetuar këtë enigmë. Këtu, në këtë komunitet të vogël por shumë të bashkuar, Leksi Darnell, drejton librarinë e qytetit, ashtu si nëna e saj përpara se të vdiste në një aksident duke e lënë Leksin jetime. E zhgënjyer nga lidhjet e kaluara, duke përfshirë edhe atë me një të huaj, ajo ishte e sigurt për një gjë: e ardhmja e saj do të ishte në Bon Krek, pranë gjyshes së saj dhe njerëzve që donte. Xheremi priste që të kalonte një aventurë të shkurtër para se të kthehej në qytetin e tij. Por që nga çasti që pa Leksin, u mahnit dhe u tërhoq shumë nga kjo grua shumë e bukur e cila fliste me një zë të zvargur dhe reflektonte sinqeritet. Dhe Leksi, ndërsa nguronte t'i besonte këtij të huaji, e kuptoi se po mendonte për Xheremin më shumë nga çkishte kurajën ta pranonte. Tani, nëse lidhen bashkë, Xheremi Marsh duhet të bëj një zgjedhje shumë të vështirë: t'i kthehet jetës së mëparshme apo të bëj diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë: të besoj.

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Publisher: Bota Shqiptare (2006)
  • Published in: 2006
  • ISBN-10: 99943-901-0-4
  • Page nr.: 344
  • Book dimensions: 140 x 205 x 30 mm

More About the Author

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania