Buy this product
1200 Lekë

Shtëpia te Selvia ( Published by: in 2022 )


- Po shkoj në punë vullnetare, - thotë ime ëmë, me të njëjtën natyrshmëri si të na lajmëronte se po shkon në Opera. Të dielave në mëngjes rrëmben belin, kovën, fshesën dhe gërsherët e krasitjes e nxiton të paraqitet te pika e grumbullimit ku bëhet apeli i pjesëmarrësve. S'ka të diel pa aksion. As lagje pa punën e saj vullnetare. Mbledhim bajgat dhe kakërdhitë e lëshuara mbi asfalt nga thundrakët e pazarakëve, lyejmë me gëlqere trungjet e pemëve, shkulim barërat e këqija rrëzë trotuareve, higjienizojmë kazanët e plehrave, rishkruajmë gërmat e prishura në parrullat murale, ndërtojmë pallate me goditje të përqendruar... Kryesia e Frontit Demokratik të lagjes shpërndan fletë nderi, medalje e flamuj. Flamuri i pastërtisë, i shtëpisë më të lulëzuar, i familjes më aktiviste, i banorit më vetëmohues. - Markarianët kanë mangësi ideologjike, - kritikohemi shpesh. - Duhen marrë në patronazh nga familjet komuniste. Doktorin s'e shohim kurrë në aksionet me punë vullnetare. Im atë s'do t'ia dijë për patronazhistët dhe veprimtarët e lagjes. I sfidon haptazi. Nga ana e saj, ime ëmë bën çmos për të na kursyer ndonjë masë ndëshkimore - merr pjesë në çdo aksion. Nganjëherë e shoqërojmë edhe unë e im vëlla. Me sqeparin, shatin e qyrekun në sup. Ka punë për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. "Rroftë Puna Vullnetare, burim i pashtershëm mirëqënieje morale, fizike e materiale!"

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Published in: 2022
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 9789995635565
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 235
  • Book dimensions: 122 x 207 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania