Ngjyrat e viteve ( Published by: Mediaprint in 2022 )
Një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve 80, një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me deshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë bardhë e zi të kohës.
Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të endërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë.
Vitet ndërkohë kalojnë, koha ndërron imazhin e saj. Arta, si pa kuptuar ndjen se është rritur. Jeta pashmangërisht do të hyjë në labirinte aventurash që ajo kurrë s'do t'i kish imagjinuar më parë.
Si do të jetë raporti i vajzës me ngjyrat e jetës më tej? A do t'i qëndrojnë ato pritshmërive të saj, a do të kenë të njëjtin ndriçim fantazie apo do të kthehen papritmas në zhgënjime e iluzione të thyera?
Si do të jetë në përballje me ëndrrat e adoleshentes së dikurshme, raporti i së nesërmes?
Në qendër të gjithë kësaj vorbulle të rrëmujshme ndryshimi është Arta dhe bota e saj.
Price:
800 Lekë