Mos ia thuaj askujt ( Published by: Dritan in 2019 )
Marr frymë thellë dhe ndaloj kur më godet një aromë e dobët kimikati. Bëhet më e fortë "ndërsa zbres shkallët dhe drejtohem për në oborr. Me shpinën nga dritat, nuk mund të shoh shumë dhe thuajse pengohem mbi diçka të hedhur në bar. Përkulem dhe e marr. Është nje kanoçe boje me spruco, së cilës i mungon kapaku.
Kete po nuhas: bojë e freskët. Po nga vjen? Kthehem përsëri drejt qendrës kulturore. Pjesa e jashtme e ndriçuar mirë duket njësoj si më parë. Nuk ka asgjë tjetër afër që mund të jetë Iyer së fundmi, perveç... Tabela e qendrës kulturore ndodhet në mes të fushës me bar, midis ndërtesës dhe rrugës. Ndodhem praktikisht mu mbi të, përpara se të mund të shoh qartë në shkëlqimin e zbehtë të hedhur nga drita më e afërt e rrugës. Shkronjat e kuqe mbulojnë pjesën e prapme të tabelës nga lart poshtë, të errëta në krahasim me drurin e zbehtë:
Price:
1200 Lekë