Buy this product
4000 Lekë

Uliksi ( Published by: Fan Noli in 2022 )

Author:  James Joyce
Translator:  Krenar Hajdëri

16 qershor 1904, Dublin. Nisur nga ecejaket, teorizimet, takimet dhe vetmitë e tri personazheve, Leopold Blumit, Stiven Dedalusit dhe Molli Blumit, Xhojsi rishkruan Odisenë e Homerit. Arkitektura e Uliksit është një thurje e pabesueshme lidhjesh: romani gëlon nga jehonat e brendshme njerëzore, kujtimet, gjërat e para dhe të dëgjuara, të tretura dhe të metamorfozuara. Njëlloj sikurse edhe Prusti, Xhojsi rishkruan romanin e madh të kujtesës dhe të identitetit të paqëndrueshëm njerëzor. Në këtë libër, i cili ka të gjitha elementet e një enciklopedie dhe të një komedie njerëzore, autori përdor të gjitha stilet, të gjitha nuancat - përfshi edhe ato komike - nga monologu i brendshëm tek ai teatral. Leximi i Uliksit është një prej atyre përvojave përcaktuese që ndryshojnë përceptimin tonë rreth romanit, e njëherazi edhe vizionin tonë rreth botës.

Price: 4000 Lekë
Buy this product
4000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Fan Noli (2022)
  • Published in: 2022
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 9789928342478
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 983
  • Book dimensions: 160 x 225 x 45 mm

More About the Author

James Joyce -

James Augustine Aloysius Joyce (2 shkurt 1882 - 13 janar 1941) është një autor irlandez i cili konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX. Ai është i njohur me për romanin e tij "Uliksi" (1922), me veprën e shumë diskutuar "Zgjimi i Fineganëve" (1939, përmbledhjen me ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania