Buy this product
1000 Lekë

Vaji i Gurit ( Published by: in 2021 )


Më arrestuan në stinën e pranverës, iku edhe vera. Ishte duke u gdhirë, e diel e atij tetori te vitit 1947. Nata më e shkurtër e asaj jete. -Çohu! - Ku do shkoj? - Ne dasmë! E njoha gjuhën e tyre. E kuptova. Çdo gjë përqark ishte e ftohtë. Muret, dyshemeja, ajri. Megjithatë, i doja, sepse merrja frymë dhe mendoja. Hapja sytë dhe kujtoja. Çmallesha me çfare kishte mbetur në mendjen time pas muajve të ferrit. Ishte dhjetë tetori. Ditëlindja ime. Do të dilja prej atij ferri, do të nisesha drejt shtëpisë sime, do të kapërceja oborrin, do të hapja portën e shtëpise, Vera do të më përqafonte me dashuri, në dorë do të mbante nje shishe Chianti, Nezin do ta kishte veshur me fustan mëndafshi, Vimin me fustankën me flutura te verdha që i hapnin flatrat kur ajo te vinte rrotull, Fejziun do ta kishte venë ne gjumë. .

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 9789928320643
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 185
  • Book dimensions: 145 x 200 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania