Kartela të realizmit të dënuar ( Published by: Uegen in 2020 )
Janë si copëza të nxehta kohësh, shqetësime dhe ide për letërsinë e sotme shqipe, për atë që mungoi dhe realitetet e saj, kur ishte e dënuar bashkë me autorët dhe lexuesit nga regjimi diktatorial, sepse kishte në botë një perandori komuniste dhe një realizëm socialist të dhunshëm.
Shkrimtari Visar Zhiti sjell dramën e madhe të letrave shqipe në gjerësinë e tyre si në një fushë beteje, ku ngërthehen informacioni tronditës, rrëfimi çertifikues dhe polemika e guximshme, ndërkohë dhe apeli për njohjen e asaj letërsie dhe për qendrime të drejta.
Ky studim, me bazë dhimbjen, të vërtetat dhe bukurinë, vlen për të gjithë, sidomos për brezin e ri, i shkruar si me sinopset e një romani të madh.
Price:
2000 Lekë