Përballë sfidave ( Published by: INFBOTUES in 2021 )
Mbas botimit të librit "Një diplomat i Tiranës në Shkup", të pritur me mjaft interes gjatë vitit të kaluar, diplomati dhe analisti Leonidha Mërtiri, na vjen me një tjetër libër, të titulluar "Përballë sfidave". Ndërsa në librin e parë, bën një analizë në formën e një ditari dhe agjende të zhvillimeve mëvetësuese e diplomatike, që shihte në "prematurën" e shtetit të Maqedonisë së Veriut, në librin e ri të sfidave, analisti ndërton një tablo shumë më të gjerë dhe shumë më komplekse.
Libri është një përmbledhje vëzhgimesh të vazhdueshme, të kujdesshme dhe mendjemprehta. I organizuar në tre pjesë, ky libër ka një qasje të ndryshme nga librat e kësillojshëm, të cilët ndjekin vetëm rendin kohor të publikimit. Në pjesën e parë "Diplomacia, ligji dhe shteti" autori sjell një tufë shkrimesh që kanë të bëjnë me rregullimin dhe çrregullimin ligjor, të cilat reflektojnë efektet dhe defektet e veta, jo vetëm në institucionin për politikën e jashtme dhe njerëzve që shërbejnë në të, por edhe në luhatjet e qëndrimeve dhe reflektimeve shtetërore, në raport me fqinjët e më tej.
Në pjesën e dytë, titulluar "Vëzhgime mbi çështje të vendeve të rajonit e më tej" autori përpiqet të japë tendencat kryesore, por edhe nuancat më të holla të lëvizjeve dhe aksioneve diplomatike të Shqipërisë dhe të fqinjëve. Sipas mendimit tim, në pjesën e shkrimeve që ndjekin zhvillimet ballkanike, dy janë linjat kryesore që e godasin dhe e "tërheqin për mënge lexuesin": Kosova dhe Maqedonia.
Price:
800 Lekë