Secili shkruan tregimin e vet ( Published by: Onufri in 2021 )
"Granit Zela shfaqet në rrethet letrare në fillim të viteve 2000, sidomos në shtypin letrar të kryeqytetit, në periodikët e ndryshëm letrarë, ku angazhohet me ese, shkrime e artikuj, kryesisht në gazetën Fjala. Ai është një poet që po e shpërfaq çdo ditë profilin e tij artistik përmes kulturës së të shkruarit, frymëzimeve të realizuara dhe figuracionit tejet profesional që aplikon".
Prof. Dr. Roland Zisi, studiues i letërsisë
"Megjithatë, lexuesi projektohet në ardhmëri, ai asnjëherë nuk ka munguar. Nuk do t'i mungojë edhe Granit Zelës me këtë libër, në të cilin ai ka gjetur notën e vet origjinale, regjistrin e zërit, intonacionin dhe kureshtinë e gjallë të eksperimentatorit. Struktura e ndërlikuar ritmike e strofës së Zelës përafron tradita të largëta e të afërta, duke i imponuar njësisë së vjershimit një vullnet serioz "zbutësi". Me një ndjeshmëri dhe ndijim harmonik, në poezinë e Zelës është shkrirë një palitër ngjyrimi ekspresiv me përftesa leksikore prej trevës verilindore nga vjen, një plazmikë pothuaj virgjine".
Agron Tufa, shkrimtar
Price:
700 Lekë