Buy this product
700 Lekë

Bisedë mes hekurash ( Published by: Onufri in 2014 )

Author:  Ismail Kadare

Ky dialog, që qysh në krye u quajt natyrshëm "mes hekurash" u bë edhe më dramatik. Tani ai ka midis jo vetëm hekurat, por edhe mjegullën e dendur të së panjohurës e ndoshta të mosqënies. Këtë pranverë, populli i Kosovës vazhdon të kërkojë njerëzit e vet të rrëmbyer nga barbarët pas ikjes nga Kosova. Ishte akti i fundit i historisë së tyre të zezë. Emrat e Flora Brovinës, Albin Kurtit, emrat e mijëra të tjerëve, një pjesë të pranguar e një pjesë të zhdukur, nuk mund të lënë të qetë ndërgjegjen e Europës. Ukshin Hoti ndodhet tani në larginë. Le të shpresojmë që ai të jetë ende në botën e të gjallëve. Megjithatë, çfarëdo qoftë trajta e tij trupore, guri ku mbështet kryet, ose mbulesa sipër tij, shpirti i tij, është i paprekur. Ai shpirt i lire ndodhet në kumtet që ka lënë, në librat e në letrat e tij. E mbi të gjitha, ai shtillet i plote e ngadhënjyes në urinë e Kosovës.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2014)
  • Published in: 2014
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-164-97-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 168
  • Book dimensions: 140 x 205 x 12 mm

More About the Author

Ismail Kadare - 28 January 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania